Nis numërimi i fletëve të votimit nga Diaspora në Parkun Olimpik, nga një tavolinë për secilin qark
Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre ka nisur vetëm në orën 22:30. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve. Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do…

Lajme
Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre ka nisur vetëm në orën 22:30. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.
Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.
Siç raporton gazetari i News24, i pranishëm në këtë numërim, që mund të cilësohet historik, është edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Po ashtu, prezentë janë edhe dy drejtuesit politikë të partive kryesore për Diasporën, Jozefina Topalli e PD-së dhe Taulant Balla i PS-së./BalkanWeb