Nën masat e sigurisë, futen në Gjykatë të arrestuarit për manipulim të votave
Nën masa të rrepta sigurie, në Gjykatën Themelore në Prizren kanë filluar të futen personat e arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave gjatë procesit të numërimit. Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot do të mbahen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23 janar 2026…
Lajme
Nën masa të rrepta sigurie, në Gjykatën Themelore në Prizren kanë filluar të futen personat e arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave gjatë procesit të numërimit.
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot do të mbahen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23 janar 2026 janë ndaluar gjithsej 109 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, raporton lajmi.net

Sipas Gjykatës, seancat dëgjimore janë caktuar me qëllim të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit gjyqësor, megjithatë theksohet se ende nuk ka përfunduar procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë./Lajmi.net/
