Krasniqi: LVV e ka marrë shtetin peng – Më e rëndësishme për ta është Albulena Haxhiu sesa një milion qytetarët që kanë votuar
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pasi ka dështuar edhe seanca e 12-të konstituive e Kuvendit të Kosovës. Në lidhje me këtë, Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë shtetin peng dhe se po abuzon me të drejtë kushtetuese, shkruan lajmi.net. “Ky është një degradim për të cilin asnjë se…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pasi ka dështuar edhe seanca e 12-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në lidhje me këtë, Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë shtetin peng dhe se po abuzon me të drejtë kushtetuese, shkruan lajmi.net.
“Ky është një degradim për të cilin asnjë se kemi paramenduar se mund të ndodh ndonjëherë. Ky është edhe vonim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që I kemi mbajtur zgjedhjet dhe ato zgjedhje e kanë treguar këtë përbërje të Kuvendit, e cila e ka për obligim që ta konstituoj Kuvendin, organizmin, institucionin më përfaqësues të secilit qytetar, por, tendenca imponuese e Lëvizjes Vetëvendosje, mospajtimi I tyre me faktin se nuk kanë shumicë dhe nuk do të kenë shumicë parlamentare, p oe mban peng këtë process dhe e ka lënë Kosovës pa institucione legjitime”, ka thënë Kjo.
Ai ka thënë se PDK vazhdon ta mbaj qëndrimin e njëjtë, por sipas tij për VV-në më shumë rëndësi ka Albulena Haxhiu se qytetarët që i kanë votuar.
“Zgjidhja është tashmë evidente, duhet me u ndërrua kandidatja e cila ka dështu dhe do të dështoj sa herë të vjen në Kuvend, andaj e ftoj deputetin Albin Kurti që të na tregoj a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun a 1 milion qytetarë që e kane votu në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga ajo që kemi parë deri më tani, Albulena Haxhiu është më e rëndësishme për të dhe për VV-në sesa votat që I kanë marrë ata”, ka shtuar Krasniqi. /Lajmi.net/