Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës, ia ka prekur edhe eshtrat

Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden, u diagnostikua me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, i cili është përhapur në kockat e tij. Lajmin e ka raportuar CNN, bazuar në një deklaratë nga zyra e tij personale të dielën. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyje…

Bota

18/05/2025 22:31

Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden, u diagnostikua me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, i cili është përhapur në kockat e tij.

Lajmin e ka raportuar CNN, bazuar në një deklaratë nga zyra e tij personale të dielën.

“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyje të prostatës pasi përjetoi simptoma në rritje të urinimit. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë”, thuhej në deklaratë.

“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv.”

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, thuhej në deklaratë.