Haziri – Hotit: LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj – Po silleni sikur LDK-së i ka ra morti
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit pasi që ky i fundit ka konsideruar se duhet ndërruar kryesia e partisë pas rezultatit zgjedhor. Haziri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë së saj, shkruan lajmi.net. Ai ka shkruar…

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit pasi që ky i fundit ka konsideruar se duhet ndërruar kryesia e partisë pas rezultatit zgjedhor.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë së saj, shkruan lajmi.net.
Ai ka shkruar se kryetari i LDK-së, Abdixhiku, ka ardhur nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik, e që sipas tij ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët.
“Ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm. Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti”, ka shkruar Haziri në Facebook. .
Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi thotë se rezultati për partinë e tij nuk është i kënaqshëm
Ai ka listuar disa arsye pse LDK-së i duhet një udhëheqje e re.
“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Prandaj, thotë Hoti, për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të gjerë, LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Hazirit në Facebook: