Aksidentohen tri vetura, katër të lënduar në magjistralen Ferizaj-Gjilan
Katër persona kanë pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti të trafikut mes tri veturave në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan. Zëdhënësi i policisë rajonale për Ferizaj, Kanun Veseli, tha për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:15, në udhëkryqin që dërgon në fshatin Mirosalë. “Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë…

Lajme
Katër persona kanë pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti të trafikut mes tri veturave në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Ferizaj, Kanun Veseli, tha për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:15, në udhëkryqin që dërgon në fshatin Mirosalë.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Veseli.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.