Abdixhiku: Kurti i njëjtë me Vali Corleonen, s’punojnë asgjë – kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një krahasim interesant gjatë mbrëmjes së sontme. Në një paraqitje në Debat Plus, i pari i LDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i njëjtë me Vali Corleonen, personazh i njohur i shoubizit kosovar, përcjell lajmi.net. Shkak për këtë mori faktin që askush, asnjërit…

Lajme

23/03/2023 22:27

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një krahasim interesant gjatë mbrëmjes së sontme.

Në një paraqitje në Debat Plus, i pari i LDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i njëjtë me Vali Corleonen, personazh i njohur i shoubizit kosovar, përcjell lajmi.net.

Shkak për këtë mori faktin që askush, asnjërit s’iu ka thënë puna e mbarë.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vetë nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm.” – tha z. Abdixhiku.