29 seanca, 29 dështime- Asgjë e re nga Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës konstituive. Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin … në seancën e 29-të me radhë. Pavarësisht kësaj, kryesuesi i seancës- Avni Dehari bëri thirrje që partitë politike si PDK,LDK, AAK e Nisma të propozojnë nga një emër për komisionin për votim…

Lajme

09/06/2025 11:26

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës konstituive.

Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin … në seancën e 29-të me radhë.

Pavarësisht kësaj, kryesuesi i seancës- Avni Dehari bëri thirrje që partitë politike si PDK,LDK, AAK e Nisma të propozojnë nga një emër për komisionin për votim të fshehtë, thirrje kjo e cila dështoi.

Nga këto parti refuzuan që të formojnë këtë komision e me këtë rast votimi mori vetëm 53 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Pas kësaj, Dehari njoftoi se seanca ndërpritet për të vazhduar pas 48 orëve./Lajmi.net/