28-vjeçari nga Mitrovica në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon ndihmë financiare
Valon Qela, një 28-vjeçar nga Mitrovica pësoi aksident në aksin rrugor Ferizaj - Mitrovicë vitin e kaluar, ku si pasojë e këtij aksidenti, momentalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon ndihmë financiare për tretman jashtë vendit.
Lajme
Aktualisht, ai është duke u trajtuar në njërin nga spitalet në Stamboll të Turqisë, të cilit i kanë arritur shpenzimet deri në 68,395,08 euro, derisa i nevojiten edhe mjete të tjera për ta vazhduar trajtimin, njofton lajmi.net.
Qela është në kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Për shkak të pamundësisë financiare, familja ka kërkuar ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, për ta financuar më tutje trajtimin e tij.
Ata që shprehin dëshirën për financim, mund t’i gjejnë të dhënat më poshtë. /Lajmi.net/