28 Nëntori sot festohet edhe në Zveçan
Festa për nderë të 28 Nëntorit, sot është shënuar edhe në komunën Zveçanit. Po, kështu në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin është shënuar kjo festë me një manifestim ku mori pjesë edhe kryetari aktual i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe qytetarë tjerë. Po kështu në këtë festë, në shkollë nuk munguan as…
Lajme
Festa për nderë të 28 Nëntorit, sot është shënuar edhe në komunën Zveçanit.
Po, kështu në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin është shënuar kjo festë me një manifestim ku mori pjesë edhe kryetari aktual i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe qytetarë tjerë.
Po kështu në këtë festë, në shkollë nuk munguan as këngët folklorike.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci bëri homazhe edhe tek varri i heroit kombëtar Isa Boletini.
Po ashtu sot, krerët e shtetit tonë, qytetarë nga vendi dhe rajoni kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
113 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshojë vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.