28 Nëntori, këto janë disa nga këngët që këndohen për këtë festë

Festa e 28 Nëntorit, cilësohet njëra nga festat më të mëdha të shqiptarëve. Përveç aktiviteteve të shumta, lidhshmërisë shqiptare i janë kushtuar edhe këngë nga më të ndryshme, shkruan lajmi.net. Lajmi.net ua sjellë disa nga këngët që artistët tanë zakonisht i këndojnë gjatë festave të nëntorit dhe janë mjaft të pëlqyera edhe sot përkundër viteve…

ShowBiz

29/11/2022 09:12

Festa e 28 Nëntorit, cilësohet njëra nga festat më të mëdha të shqiptarëve.

Përveç aktiviteteve të shumta, lidhshmërisë shqiptare i janë kushtuar edhe këngë nga më të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ua sjellë disa nga këngët që artistët tanë zakonisht i këndojnë gjatë festave të nëntorit dhe janë mjaft të pëlqyera edhe sot përkundër viteve të publikimit.

Kënga  ‘Xhamadani’ e kënduar nga grupi ‘Ilirët’, e cila është përpunim i këngës ‘Kam një lot’ të këngëtares, Shkurte Fejza është njëra nga këngët që këndohet përgjatë festave shqiptare dhe që është mjaft e pëlqyer nga publiku.

YouTube player

Projekti muzikor ‘Kuq e zi je ti’, nga Elvana Gjata dhe Flori, që u publikua në vitin 2015 vazhdon të mbetet njëra nga këngët më të dëgjuara me rastin e kësaj feste.

YouTube player

Edhe projekti tjetër muzikor që mbetet i pëlqyer nga qytetarët me rastin e 28 Nëntorit është ‘Kuq e zi’ nga Meda, Sinan Hoxha dhe Seldi, e cila u publikua në vitin 2011.

YouTube player

Unikkatil dhe Klepto, publikuan këngën  “Kuq E Zi” në 2010 dhe ky projekt muzikor dëgjohet ende. /Lajmi.net/

YouTube player