27 të infektuar me COVID-19 me oksigjeno-terapi, katër nën kujdes intensiv
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor për koronavirus po marrin 56 pacientë.
Lajme
Sipas SHSKUK-së, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë