26 vjetori i Masakrës së Reçakut, qytetarë e zyrtarë të shumtë e vizitojnë memorialin
Sot në Reçak të Shtimes është shënuar 26 vjetori i Masakrës së Reçakut ku u masakruan 45 kosovarë të paarmatosur nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me…
Lajme
Sot në Reçak të Shtimes është shënuar 26 vjetori i Masakrës së Reçakut ku u masakruan 45 kosovarë të paarmatosur nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.
Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.
Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orëshe mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.
Raportimi i tij për masakrën senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.
Në Reçak sot kanë shkuar për t’i nderuar të rënët, presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra të shumtë, deputetë e kandidatë për deputetë si dhe zyrtarë qeveritarë e shumë qytetarë. /Lajmi.net/
Fotografi: