26 vjet nga Masakra në Beleg, Osmani: Regjimi gjenocidal serb ndau burrat e të miturit nga gratë dhe i masakruan

Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Beleg të Deçanit. Presidentja Vjosa Osmani, duke kujtuar këtë masakër, tha se drejtësia mbetet borxh ndaj viktimave dhe historisë sonë. “Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të…

Lajme

29/03/2025 12:17

Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Beleg të Deçanit.

Presidentja Vjosa Osmani, duke kujtuar këtë masakër, tha se drejtësia mbetet borxh ndaj viktimave dhe historisë sonë.

“Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë dhe më pas ekzekutuan e masakruan 46 shqiptarë. Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilat në vitin 1999 nisën një ofansivë të egër ndaj popullatës civile. Edhe sot, pas kaq vitesh, fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, ndaj plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën. Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë”, ka shkruar Osmani.