26% e votave të numëruara për deputetë: Pak vota për Dimal Bashën, Agim Bahtiri është larg para tij

Janë numëruar 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet. Me 26.20 për qind të votave të numëruara deri më tani për kandidatët për deputet, Dimal Basha ka arritur të sigurojë 5,412 vota, raporton lajmi.net Ky numër konsiderohet i ulët…

Lajme

30/12/2025 09:46

Janë numëruar 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet.

Me 26.20 për qind të votave të numëruara deri më tani për kandidatët për deputet, Dimal Basha ka arritur të sigurojë 5,412 vota, raporton lajmi.net

Ky numër konsiderohet i ulët krahasuar me pritjet, duke pasur parasysh faktin se Basha më herët kishte një rol të rëndësishëm dhe ishte në krye të Kuvendit.

Sipas rezultateve aktuale, ai ka mbetur prapa disa kandidatëve të tjerë, përfshirë, Agim Bahtirit i cili aktualisht ka 6,119 vota, duke vazhhduar me Arbër Rexhajn, Fahrush Rexhepin, Fjolla Ujkanin dhe Fitore Pacollin, të cilët deri tani kanë grumbulluar më shumë vota në garën për deputet.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet përfundimtare të tregojnë saktë se sa vota ka Basha për deputet./Lajmi.net/