26 ditë kryeministër, jep dorëheqje i pari i qeverisë franceze
Vetëm 26 ditë pas emërimit, kryeministri i ri i Francës , Sebastien Lecornu ka dhënë dorëheqje. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë krizën politike në Francë. Presidenca franceze në një deklaratë të bërë të hënën ha se presidenti Emmnuel Macron ka pranuar dorëheqjen e aleatit të tij të ngushtë. Lecornu kishte emëruar ministrat e…

Bota
Vetëm 26 ditë pas emërimit, kryeministri i ri i Francës , Sebastien Lecornu ka dhënë dorëheqje.
Ky vendim ka thelluar edhe më shumë krizën politike në Francë.
Presidenca franceze në një deklaratë të bërë të hënën ha se presidenti Emmnuel Macron ka pranuar dorëheqjen e aleatit të tij të ngushtë.
Lecornu kishte emëruar ministrat e tij të dielën në mbrëmje.
Kabineti ishte planifikuar të mbante mbledhjen e tij të parë të hënën pasdite, por përbërja e tij zemëroi si kundërshtarët ashtu edhe aleatët njësoj.
Lecornu, një ish-ministër i mbrojtjes, ishte kryeministri i pestë i Macron në dy vjet.
Lecornut, posti i kryeministrit i zgjati vetëm 26 ditë, ndërkaq Qeveria vetëm 14 orë./Lajmi.net/