26 dështime- Vetëvendosje s’i ka as sot votat për votim të fshehtë, mblidhen sërish nesër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish. Të njëjtit janë mbledhur për të zhvilluar seancën e 26-të me radhë për konstituimin e kuvendit. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin 111 deputetë. Pavarësisht kësaj, seanca nisi me kërkesën e njëjtë propozimin e emrave të partive politike për formimin e…

Lajme

04/06/2025 11:26

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish.

Të njëjtit janë mbledhur për të zhvilluar seancën e 26-të me radhë për konstituimin e kuvendit.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin 111 deputetë.

Pavarësisht kësaj, seanca nisi me kërkesën e njëjtë propozimin e emrave të partive politike për formimin e komisionit për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se nga partitë politike si PDK, LDK, AAK nuk kanë propozuar asnjë emër.

Kësisoj votimi mori vetëm 52 për, një kundër, asnjë absteni.

Pas kësaj, Dehari njoftoi se seanca ndërpritet për të vazhduar nesër, shkaku që e premta është ditë feste../Lajmi.net/