256 ndeshje, 256 gola

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris kaloi një fundjavë të tmerrshme, njësoj si cilido futbollist tjetër i skuadrës nga White Hart Lane. Mirëpo, reprezentuesi francez mund ta kishte ndjerë më së tepërmi disfatën 6:0 nga Manchester City të dielën, për arsye se ai ishte në portë dhe pranoi secilin prej shënimeve në kapitullimin nga ekipi…

Sport

25/11/2013 19:15

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris kaloi një fundjavë të tmerrshme, njësoj si cilido futbollist tjetër i skuadrës nga White Hart Lane.

Mirëpo, reprezentuesi francez mund ta kishte ndjerë më së tepërmi disfatën 6:0 nga Manchester City të dielën, për arsye se ai ishte në portë dhe pranoi secilin prej shënimeve në kapitullimin nga ekipi i menaxherit Manuel Pellegrini.

Kurse, me gjashtë golat që pësoi nga City, Lloris tani ka një statistikë jashtëzakonisht interesante, por aq edhe negative. Në 256 ndeshje në nivelin e klubeve – si portier i Nice, Olympique Lyon dhe tani Tottenham Hotspur – ai ka pranuar 256 gola.

Lloris ka një mesatare interesante prej saktësisht një goli të pranuar në çdo ndeshje.