254 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjës në muajin prill në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit prill të 2026-tës, kanë shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin…

Lajme

04/05/2026 11:07

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit prill të 2026-tës, kanë shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

” Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, ka njoftuar Policia. Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: