“25 vjeçarja erdhi pa shenja jete, bashkëshorti i saj 26 vjeçar në gjendje shumë të rëndë” – QKUK jep detaje për vrasjen në Malishevë

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një gruaje nga Malisheva që është vrarë me armë zjarri dhe bashkëshortin e saj që ka mbetur i lënduar. Sipas QKUK-së, dje rreth orës 00:15, janë pranuar dy persona nga rajoni i Malishevës. Gruaja e moshës 25 vjeçare ka…

Lajme

24/08/2026 09:09

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një gruaje nga Malisheva që është vrarë me armë zjarri dhe bashkëshortin e saj që ka mbetur i lënduar.

Sipas QKUK-së, dje rreth orës 00:15, janë pranuar dy persona nga rajoni i Malishevës.

Gruaja e moshës 25 vjeçare ka arritur në Qendër Emergjente pa shenja jete me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj 26 vjeçar është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.

“Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë. Për rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit, kompetente janë organet përkatëse të hetimit. Stafin emergjent- QKUK, është duke ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet kompetente”, ka njoftuar Qendra Emergjente në QKUK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: