25 vjeçari Peja humb jetën aksidentalisht në SHBA- raportohet se ishte ushtar i Gardës Kombëtare Amerikane

Një 25 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën aksidentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë rast, mediat amerikane raportuan se viktima me inicialet F.N humbi jetën si shkak i një përplasje me motoçikletë. F.N me prejardhje nga Peja, raportohet se ishte ushtar i ri i Gardës Kombëtare Amerikane. Në lidhje me…

Lajme

16/04/2025 10:22

Një 25 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën aksidentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë rast, mediat amerikane raportuan se viktima me inicialet F.N humbi jetën si shkak i një përplasje me motoçikletë.

F.N me prejardhje nga Peja, raportohet se ishte ushtar i ri i Gardës Kombëtare Amerikane.

Në lidhje me vdekjen  e tij kanë shkruar edhe nga shoqata “Peja” në New-York, transmeton aljmi.net.

Në postimin e tyre kanë shprehur ngushëllime për familjarët.

Me pikëllim te thellë dhe nje dhimbje te madhe ne zemer ju informojmë se me datë 12 Prillë 2025 nga nje aksident tragjik u nda nga jeta duke na lëne perherë te pikelluar i dashuri yne Fitim( Enis  Nela”./Lajmi.net/