25 vjeçari nga Prizreni ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i 18 majit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka konfirmuar për vdekjen e 25 vjeçarit nga Prizreni që ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Pouskë. Ai ka treguar se i riu Erdal Tumba ka qenë duke u trajtuar në QKUK dhe ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, saktësisht në orën…

Lajme
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka konfirmuar për vdekjen e 25 vjeçarit nga Prizreni që ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Pouskë.
Ai ka treguar se i riu Erdal Tumba ka qenë duke u trajtuar në QKUK dhe ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, saktësisht në orën 8 e 35 minuta si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 08:35, Policia është informuar përmes telefonit nga QKUK se i lënduari në aksidentin e trafikut të ndodhur më 18.05.2025, në afërsi të fshatit Puskë, Prizren, E.T., 25-vjeçar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në atë aksident”, ka thënë Bytyçi.
Ai ka kujtuar se në të njëjtin aksident të ndodhur ditë më parë, në vendin e ngjarjes kishte vdekur edhe një 19 vjeçare nga Prizreni.
“Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.Kujtojmë se në aksidentin e njëjtë, kishte ndërruar jetë në vendngjarje edhe një 19-vjeçare nga Prizreni”, ka thënë ai.
Tumba do të varroset sot në Prizren.