25 milionë euro + Saelemaekers për Nicolo Zaniolo – lëvizja e Milan është gati

Milan ka përgatitur ofertën që do ta nis drejt Romës, për Zaniolon.

Sport

01/06/2022 10:18

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë një nga dëshirat kryesore të Milanit për merkaton e verës.

‘Gazzetta dello Sport’ ka zbuluar tashmë edhe ofertën që ‘Rossoneri’ kanë përgatitur për ‘Giallorossi’, përcjell lajmi.net.

Milan janë gati të ofrojnë 25 milionë euro plus kartonin e Saelemaekers, për Nicolo Zaniolo.

Zaniolo ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 me skuadrën e Romës, por nuk është shprehur i hapur për të rinovuar. /Lajmi.net/