25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër nga ora 10:00, do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë. Në njoftim shtohet se, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë. Komunikata: Nesër,…

Lajme

21/08/2026 19:57

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër nga ora 10:00, do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Në njoftim shtohet se, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.

Komunikata:

Nesër, e shtunë, 22 gusht, nga ora 10:00, platforma “Liria ka Emër” do të nisë “Orën e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Me këtë rast, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.

Në aktivitet do të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, si dhe pjesëmarrje të personaliteteve të rëndësishme.

Koha: 10:00

Vendi: Bulevardi “Nëna Terezë”, Prishtinë

Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet.

Ju mirëpresim!