25.53% qytetarë kanë votuar deri më tani, Mamusha me përqindjen më të lartë të votuesve

Sot, në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet komunale. Që nga ora 07:00 në mëngjes e deri në ora 15:00 kur janë publikuar të dhënat e fundit nga KQZ, për të votuar kanë dal 25.53% të qytetarëve. Nga të gjitha komunat e Kosovës, qytetarët e Mamushës kanë dal më së shumti në zgjedhje. Nga 4 mijë e…

Lajme

12/10/2025 16:23

Sot, në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet komunale.

Që nga ora 07:00 në mëngjes e deri në ora 15:00 kur janë publikuar të dhënat e fundit nga KQZ, për të votuar kanë dal 25.53% të qytetarëve.

Nga të gjitha komunat e Kosovës, qytetarët e Mamushës kanë dal më së shumti në zgjedhje.

Nga 4 mijë e 383 votues në listën e votuesve, deri në ora 15:00 kanë votuar 2 mijë e 393 qytetarë apo e shprehur në përqindje me 54.6%.

Komuna e dytë me përqindjen më të lartë të votuesve është Zveçani me 49.69%. /Lajmi.net/