“240 kg kokainë”- Arrestohet në Brazil Ervin Mata, i akuzuar nga SPAK për koordinim një grup kriminal për trafikimi droge
Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, është arrestuar në Brazil 39-vjeçari Ervin Mataj, i akuzuar se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë. Sipas policisë, 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara Gjykata e Posaçme e Shkallës…
Lajme
Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, është arrestuar në Brazil 39-vjeçari Ervin Mataj, i akuzuar se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë.
Sipas policisë, 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.