24 vjet burgim për Valon Aliun që vrau ish-gruan në qendrën sociale në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli sot aktgjykimin ndaj të akuzuarit Valon Aliu, për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli. Pas një procesi të gjatë gjyqësorë, ku janë paraqitur provat të shumta, Gjykata ka dënuar Aliun me 24 vjet burgim. Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën,…

Lajme

03/04/2026 11:29

Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli sot aktgjykimin ndaj të akuzuarit Valon Aliu, për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli.

Pas një procesi të gjatë gjyqësorë, ku janë paraqitur provat të shumta, Gjykata ka dënuar Aliun me 24 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën, brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi që po zhvillohej në ambientet e institucioneve sociale.

Gjatë incidentit, viktima ishte e shoqëruar nga vëllai 15-vjeçar dhe punëtorja sociale. Sipas deklarimeve të të dyshuarit, gjatë një fjalosjeje me ish-bashkëshorten, ai nxori armën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Si pasojë, Aliu vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi rëndë djalin 15-vjeçar.

Shqyrtimi i aktgjykimit të nesërm pritet të japë vendimin për këtë rast që tronditi qytetin e Ferizajt dhe opinionin publik në Kosovë./Lajmi.net/