24-vjeçarja që humbi jetën në aksident në Komoran, ishte vajza e një mjeku në QKUK
Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në magjistralen Pejë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Komoran, në komunën e Drenasit. Viktima është 24-vjeçarja Rea Raka, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi automjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas…
Lajme
Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në magjistralen Pejë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Komoran, në komunën e Drenasit.
Viktima është 24-vjeçarja Rea Raka, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi automjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me anësoret, raporton lajmi.net
Rea Raka ishte vajza e doktorit të Qendrës Stomatologjike Klinike Universitare të Kosovës (QSKUK), Petrit Raka.
Në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët pësuan lëndime trupore dhe morën ndihmë mjekësore.
Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën”, tha Policia në një njoftim./Lajmi.net/