24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një manovre me automjet në Farkë ka përplasur aksidentalisht një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë, e cila ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa 24-vjeçari po kryente manovrën e lëvizjes mbrapa me automjet. Si pasojë e përplasjes, fëmija…

Lajme

27/08/2026 15:07

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një manovre me automjet në Farkë ka përplasur aksidentalisht një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë, e cila ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa 24-vjeçari po kryente manovrën e lëvizjes mbrapa me automjet.

Si pasojë e përplasjes, fëmija ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.