24 orësh i pasigurt për Prizrenin, tre persona pësojnë lëndime pasi theren me thikë nga persona të ndryshëm

Në Prizren, 24 orët e fundit nuk kanë qenë të qeta pasi ka mbizotëruar dhuna dhe sulmet mes disa qytetarëve. Tre persona kanë pësuar plagë pasi janë therur me thikë nga persona të ndryshëm. Në njërin nga rastet që ka ndodhur dje pak minuta para mesnate, një femër ka therur me thikë një mashkull. Viktima…

Lajme

07/07/2025 09:26

Në Prizren, 24 orët e fundit nuk kanë qenë të qeta pasi ka mbizotëruar dhuna dhe sulmet mes disa qytetarëve.

Tre persona kanë pësuar plagë pasi janë therur me thikë nga persona të ndryshëm.

Në njërin nga rastet që ka ndodhur dje pak minuta para mesnate, një femër ka therur me thikë një mashkull. Viktima e rastit ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara është në kërkim.

“Prizren / 06.07.2025 – 23:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim”, thuhet në raportin e Policisë.

Në një rast tjetër që ka ndodhur dje në mesditë, një mashkull shtetas i huaj është goditur me thike nga një person gjithashtu shtetas i huaj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.

Prizren / 06.07.2025 – 14:00. Një mashkull shtetas i huaj ka pësuar lëndime trupore pasi gjatë një përleshje dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari po ashtu shtetas i huaj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Në rastin e tretë nga Policia e Kosovës kanë thënë se një mashkull pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar me thikë nga një mashkull tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Prizren / 06.07.2025 – 13:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur dhe sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Numri i lartë i këtyre rasteve të rënda zbeh sigurinë në vend. /Lajmi.net/