234 mijë euro për renovimin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, në tender vetëm një ofertë
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë kontratën për renovimin e repartit të Ortopedisë, me vlerë prej 234 mijë e 917.10 euro. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët. Kontrata është dhënë më 30 korrik…
Lajme
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë kontratën për renovimin e repartit të Ortopedisë, me vlerë prej 234 mijë e 917.10 euro.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Kontrata është dhënë më 30 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 7 gusht 2026.

Në këtë tender është pranuar vetëm një ofertë, e cila është vlerësuar si e përgjegjshme me çmim prej 234,917.10 euro. Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë NIVA Construction SH.P.K., HARST Group SH.P.K., VB. TOFAJ dhe WOOD CORPORATION L.L.C.
Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 235 mijë euro, ndërsa vlera e kontratës së dhënë është 234,917.10 euro. Punët do të realizohen në objektin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.