23 vjeçari i vuri flakën njehsorëve të rrymës në një objekt banesor në Fushë-Kosovë, KEDS thotë se u dëmtuan tre prej tyre

Një ngjarje tejet e çuditshme ndodhi së fundi në një objekt banesor në Fushë-Kosovë. Qytetari i maskuar, i paidentifikuar vendosi që t’i vë zjarrin njehsorëve të rrymës që gjendeshin në këtë objekt banesor. Ai është parë dje në mëngjes duke i vënë zjarrin këtyre njehsorëve, e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Në…

Lajme

01/11/2024 08:49

Një ngjarje tejet e çuditshme ndodhi së fundi në një objekt banesor në Fushë-Kosovë.

Qytetari i maskuar, i paidentifikuar vendosi që t’i vë zjarrin njehsorëve të rrymës që gjendeshin në këtë objekt banesor.

Ai është parë dje në mëngjes duke i vënë zjarrin këtyre njehsorëve, e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Policia konfirmoi se i dyshuari në këtë rast është arrestuar dhe më pas u dërgua në mbajtje.

E jo zyrtarisht mësohet se personi që i vuri zjarrin njehsorëve elektrik është një 23 vjeçar i quajtur Shkelzim Jashari.

“Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, u tha nga policia.

Nuk janë bërë të ditura arsyet që mund të kenë çuar deri në kryerjen e këtij veprimi tejet të rrezikshëm.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe KEDS-in në lidhje me këtë incident.

Nga KEDS u tha se ekipi përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë identifikimin e dëmeve të shkaktuara në këta njehsorë.

Po ashtu u vërtetua se janë dëmtuar tre njehsorë në këtë kompleks banesor, e që janë ndërruar menjëherë.

“Në lidhje me rastin në fjalë, ju informojmë se ekipi përkatës i KEDS-it ka dalë në vend të ngjarjes për të bërë verifikimin e dëmeve të shkaktuara në njehsorët elektrikë.Me atë rast është vërtetuar se janë dëmtuar tre njehsorë elektrikë në këtë kompleks banesor, për çka është intervenuar menjëherë në ndërrimin e tyre”,u bë e ditur nga Zyar për Informim e KEDS./Lajmi.net/