22 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë, Haradinaj përuron muzeun e bën homazhe
Është përkujtuar 22-vjetori I masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha në Suharekë.
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e së premtës në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha, ka vendosur kurora lulesh te Lapidari i Martirëve në Suharekë.
Për nderë të kësaj masakre është hapur edhe një muze në qendër të këtij qytetit. Më pas Haradinaj ka bërë homazhe edhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve.

