22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi
Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje. Siç raportohet, i riu ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shfaqura në shëndet, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një ndërhyrje kirurgjikale në lukth e kryer rreth dy javë më parë në Turqi. I njëjti kishte kryer një ndërhyrje të tillë, për shkak të…
Lajme
Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje. Siç raportohet, i riu ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shfaqura në shëndet, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një ndërhyrje kirurgjikale në lukth e kryer rreth dy javë më parë në Turqi.
I njëjti kishte kryer një ndërhyrje të tillë, për shkak të mbipeshës.
Shpend Zenuni, 22 vjeçar pas kthimit në Kosovë ishte paraqitur në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është hospitalizuar në Mjekimin Intensiv, kurse të nesërmen është transferuar edhe në Klinikën e Kirurgjikë Abdominale.
E për këtë rast u deklarua edhe gazetari që mbulon fushën e shëndetësisë, Bujar Vitija.
“I riu kishte kryer një intervenim në një spital në Turqi. Me aq sa kuptova trajtimi i tij nuk ka qenë i duhuri”,deklaroi Vitija.
Ai gjithashtu deklaroi se vdekja e tij është fatkeqësi sepse askush nuk jep përgjegjësi për të.
“Dhe raste si ky kemi pas shumë në të kaluarën dhe po vazhdojnë ende. Pacientë që shkojnë në këmbë të veta në Turqi, e kthehen në arkivole. Kjo po ndodh për disa arsye:
– Pacientët nuk janë të informuar sa duhet për opsionet tjera përveç Turqisë.- Shumë institucione shëndetësore në vendet e BE-së nuk i pranojnë Fletzotimet e lëshuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.- Pacientët po bien pre e marketingut të turizmit shëndetësor në Turqi, edhe për intervenime që kryhen në Kosovë”.
“Prandaj apeli për të gjithë pacientët është, t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme para se të marrin vendim se kujt do t’ia besojnë jetën e tyre”,tha Vitija.
Njëherësh familjarët përmes një postimi në rrjete sociale, kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e fshatit Duraj.
E në të njëjtën ditë do të varroset edhe gjyshja e tij, që kishte ndërruar jetë një ditë më parë./Lajmi.net/


