22 vatra zjarri aktive në Kosovë, situata më kritike në fshatin Kçiq të Mitrovicës
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë aktive 22 vatra zjarri, sipas të dhënave të përditësuara gjatë gjashtë orëve të fundit. Situata më e rënduar është në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, ku për të kontrolluar zjarret është kërkuar ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia. Në…

Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë aktive 22 vatra zjarri, sipas të dhënave të përditësuara gjatë gjashtë orëve të fundit.
Situata më e rënduar është në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, ku për të kontrolluar zjarret është kërkuar ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia.
Në ndihmë të operacioneve janë angazhuar njësitë e Mitrovicës Jugore dhe Veriore, Zubin Potokut, Prishtinës, Vushtrrisë, si dhe Njësia Kombëtare për Shuarjen e Zjarreve.
Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë nga Qendra Operative e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent me njësitë profesionale të zjarrfikjesdhe shpëtimit.