KQZ: Sot fillon numërimi i votave për deputetë edhe në 13 komuna, bashkë me to verifikimi i votave për parti
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar qytetarët se tani pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas procesit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, I gjithë angazhimi I institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Ai sot…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2025-2.jpg)
Lajme
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar qytetarët se tani pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas procesit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, I gjithë angazhimi I institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Ai sot në një konferencë për media ka thënë se deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet që të numëroj votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëj verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.
KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën sa më të shpejtë të mundur por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi.
Pavarësisht vonesave, Elezi ka thënë se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre.
“Procesin e numërimit të votave për deputetë dhe verifikimin e votave të subjekteve politike, e kemi filluar gjatë ditës së martë, në qendrat komunale të numërimit në komunat Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Gjatë ditës së sotme, e mërkurë në orën 16:00 është planifikuar të filloj procesi I numërimit në qendrat komunale të numërimit në komunat Decan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtëprcë, Viti Ranillugë, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, ka thënë Elezi.
Ai ka sqaruar më tej se krahas numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime.
“Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike. Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar nga KQZ qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe sigurisht se kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, tha Elezi.
Elezi ka thënë se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës. KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, ka thënë Elezi. /Lajmi.net/