Haradinaj për vdekjen e gjeneralit Imri Ilazi: Ishte shembull i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit

Ndërron jetë Gjeneral Imri Ilazi, reagon Haradinaj: Ishte shembull i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gjeneralit të luftës së UÇK-së, tani FSK-së, Imri Ilazi. Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij…

Lajme

28/09/2024 12:50

Ndërron jetë Gjeneral Imri Ilazi, reagon Haradinaj: Ishte shembull i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gjeneralit të luftës së UÇK-së, tani FSK-së, Imri Ilazi.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gjeneral Ilazi ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit.

“Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes. Komandant “Ferri” do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur,  i ndershëm dhe njeri i fjalës.

Ngushllime të sinqerta familjes, bashkluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!