“19 euro minuti i deputetit të Kosovës këtë muaj – Me 18 minuta punë, fitojnë aq sa është paga minimale në Kosovë”
Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me të seancat e Kuvendit të Kosovës të cilat po mbahen që nga 19 prilli dhe nuk po kanë rezultat. Nga kjo datë, deri sot janë mbajtur gjithsej 6 seanca e që të gjitha bashkë bëjnë 40 minuta punë, shkruan lajmi.net. Cakolli ka thënë se për këto…

Lajme
Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me të seancat e Kuvendit të Kosovës të cilat po mbahen që nga 19 prilli dhe nuk po kanë rezultat.
Nga kjo datë, deri sot janë mbajtur gjithsej 6 seanca e që të gjitha bashkë bëjnë 40 minuta punë, shkruan lajmi.net.
Cakolli ka thënë se për këto 40 minuta, secili deputet do të marrë rreth 750€ pagë bruto, dhe se secila minutë efektive e deputetit do t’i kushtojë taksapaguesve 18.93€, ndërsa çdo sekondë – 0.32€.
“Për krahasim:
• Me 2 sekonda punë, një deputet fiton aq sa një qytetar paguan për një bukë (me çmimin e ri);
• Me 6 sekonda, fiton aq sa kushton një makiato me çmim të rritur në Prishtinë;
• Me 18 minuta punë, fiton aq sa është paga minimale në Kosovë”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij në Facebook: