211 mijë e 404 euro për bileta- Gjetjet e ZKA-së se si nga presidenca e Osmanit u tejkalua vlera e kontratës për mbi 55 mijë euro

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin e Auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Zyrës së Presidentit për vitin 2024. Në këtë raport, ZKA ka gjetur se Zyra e Presidencës ka tejkaluar më shumë se 55 mijë euro kontratën për bileta të transportit ajror, apo ndryshe 30% më shumë. Sipas ZKA-së, nëse urdhër-blerjet tejkalojnë vlerën e…

Lajme

04/06/2025 12:24

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin e Auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Zyrës së Presidentit për vitin 2024.

Në këtë raport, ZKA ka gjetur se Zyra e Presidencës ka tejkaluar më shumë se 55 mijë euro kontratën për bileta të transportit ajror, apo ndryshe 30% më shumë.

Sipas ZKA-së, nëse urdhër-blerjet tejkalojnë vlerën e kontratës publike mbi 30%, atëherë pa marrë parasysh datën e skadimit, kontrata duhet të ndërpritet automatikisht.

“ZPRK kishte lidhur kontratë publike për ‘Shërbime të transportit ajror – bileta’ për nevoja të Presidencës në vlerë prej 120 mijë euro. Gjatë auditimit, kemi konstatuar se ZPRK kishte kryer furnizime në vlerë prej 211 mijë e 404 euro, duke tejkaluar vlerën e kontratës për 55 mijë e 404 euro mbi normën e lejuar 30%” – thuhet në gjetje.

Sipas tyre, kjo ka ardhur si pasojë e mosplanifikimit të mirë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që ishin planifikuar bazuar në edicionin e kaluar por numri në këtë edicion ishte shumë më i lartë.

Tejkalimi i vlerës së kontratës mbi normën e lejuar mund të ndikoj që institucioni të hyjë në obligime financiare të paplanifikuara.

Në lidhje me këtë gjetje është pajtuar edhe Presidenca e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Raporti i auditimit: