21-vjeçarit i konfiskohet “Mercedesi” në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, voziti mbi shpejtësinë e lejuar, i kishte akumuluar 11 pikë negative

Një shofer është ndëshkuar nga Policia e Kosovës për kundërvajtje trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, përkatësisht në hyrje të qytetit të Kaçanikut. Rasti ka ndodhur më 11 korrik 2025, rreth orës 21:50, kur njësia policore e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë një kontrolli me radar, ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes me…

Lajme

12/07/2025 16:42

Një shofer është ndëshkuar nga Policia e Kosovës për kundërvajtje trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, përkatësisht në hyrje të qytetit të Kaçanikut. Rasti ka ndodhur më 11 korrik 2025, rreth orës 21:50, kur njësia policore e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë një kontrolli me radar, ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes me targa vendore.

Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi, E.K. (21 vjeç), po qarkullonte me 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h, transmeton lajmi.net.

Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 40 euro. Megjithatë, pas verifikimit në sistemin e komunikimit, është zbuluar se i riu kishte akumuluar 11 pikë negative dhe kishte kryer kundërvajtje të përsëritura që nga 2 nëntori 2023. Për këtë arsye, ndaj tij ishte vendosur një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, dhe si rezultat është konfiskuar edhe automjeti i tij.

Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të shtuara për të rritur sigurinë rrugore dhe respektimin e ligjeve të trafikut.

Komunikata e plotë:

Ferizaj, 12 korrik 2025

Me datë 11.07.2025, rreth orës 21:50, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të qytetit të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes me targa vendore.

Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se drejtuesi i automjetit, E.K. (21 vjeç), po qarkullonte me shpejtësi prej 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 40 €.

Gjatë verifikimit të mëtejmë në qendrën e komunikimit është konstatuar se ndaj tij, për shkak të akumulimit të 11 pikëve negative dhe kundërvajtjeve të përsëritura, që nga data 02.11.2023, është vendosur edhe një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Si rezultat, është bërë edhe konfiskimi i automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë rrugore./lajmi.net/