21 vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Pestovë ishte pjesë e Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim
21 vjeçari i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Pestovë të Vushtrrisë ishte pjesë e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Për këtë ka njoftuar vetë shoqata përmes një njoftimi në Facebook, shkruan lajmi.net. “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të papritur të Ahmet Istrefit (20.06.2003),…
Lajme
21 vjeçari i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Pestovë të Vushtrrisë ishte pjesë e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Për këtë ka njoftuar vetë shoqata përmes një njoftimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të papritur të Ahmet Istrefit (20.06.2003), anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim, i cili humbi jetën mbrëmë në një vetaksident. Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë. Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/