21-vjeçari martohet me një 74-vjeçare

Burri që ra në dashuri me një grua 53 vjet më të vjetër se ai, ka nisur një kanal viral TikTok duke festuar lidhjen e tyre.

Lifestyle

24/03/2020 00:03

Gary 21-vjeç, dhe 74-vjeçarja Almeda Hardwick shkëmbyen premtimet e tyre në 2015, që ishte dy javë pas funeralit të djalit të saj Robert, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Kur u takuan për herë të parë, Gary ishte 17 vjeç dhe së fundmi ishte ndarë me një 77-vjeçare, ndërsa Almeda në atë kohë ishte vetëm 71 vjeç.

Katër vjet nga pritja e tyre e dasmës, Gary u zotua të dashuronte gruan e tij deri në “frymën e fundit”.

Dhe ai që atëherë ka bërë një kanal viral TikTok me video të dyve.

Më parë duke folur për marrëdhëniet e tyre, Gary nga Teksasi, zbuloi se si ai e donte gruan e tij “më thellë se oqeanin”.

Ai tha: “Unë ju premtoj t’ju dua pa kushte dhe do t’ju bëj qdo gjë me gjithë kujdesin dhe shqetësimin që dëshironi deri në frymën time të fundit”.

Çifti bëri seks për herë të parë në natën e tyre të dasmës, ku të dy përshkruanin njëri-tjetrin si “dashnorë të mrekullueshëm”.

Që nga dasma e tyre romantike, Gary i kishte emrat e tyre të tatuazhuar në kraharor.

Ai shtoi: “Unë iu luta Zotit që të të bëj gruan time dhe sot, katër vjet më vonë, mund të them që Zoti më ka dhënë më shumë se sa për të cilën unë mund të isha lutur”. /Lajmi.net/