“21 vjeçar, shtetas i Kosovës dhe me të kaluar kriminale të pastër”, disa nga rregullat për pajisje me armë

Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka vizituar poligonin për gjuajtje me armë “Katana” dhe ka parë nga afër këtë veprimtari. Ajo ka biseduar me instruktorin për rregullat e pajisjes me armë në Kosovë. Ai ka thënë se pasi i jepet leja nga Policia Rajonale e vendit ku jeton mund të blej armën tek “Katana”, deri…

Lajme

17/04/2024 20:20

Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka vizituar poligonin për gjuajtje me armë “Katana” dhe ka parë nga afër këtë veprimtari.

Ajo ka biseduar me instruktorin për rregullat e pajisjes me armë në Kosovë.

Ai ka thënë se pasi i jepet leja nga Policia Rajonale e vendit ku jeton mund të blej armën tek “Katana”, deri sa ka treguar disa kërkesa që duhen plotësuar për të siguruar armëmbajtjen me leje.

“Duhet t’i ketë 21 vjet, të jetë shtetas i Kosovës, të ketë të kaluar kriminale të pastër dhe të mos jetë nën hetime. Po ashtu duhet t’i bëj kontrollet mjekësore në spitalet e shtetit dhe të ketë një certifikatë nga Enti Social që nuk i është marrë e drejta e veprimit”, ka thënë instruktori në poligonin “Katana”.

Gazetarja ka pas mundësinë të gjuaj me armë nën shoqërinë e një instruktori profesionist.

Video: