200 mijë euro për secilin lojtar të Milanit nëse e fitojnë Scudetton

200 mijë euro do të jetë premia që do ta fitojnë lojtarët e Milanit, në rast triumfi në Serie A.

Sport

18/05/2022 16:08

Lajmin e konfirmon gazeta La Reppublica e cila, ndër të tjera, shkruan se ende nuk dihet ende se cili do të jetë vendi i festës, në rast triumfi, për “kuqezinjtë”.

Për Milanin mjafton vetëm një barazim ndaj Sassuolos për ta siguruar titullin e 19 kampion në histori të saj. Kjo për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte në mes saj edhe Interit.

Aktualisht, Milani qëndron dy pikë mbi Interin e vendit të dytë dhe cilido rezultat, pos humbjes, do ta çonte në festë kampin “kuqezi”. /Lajmi.net/