200 euro për të kaluar testin praktik të vozitjes, ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me inicialet A.B, E.Q, F.S, S.M dhe V.V pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar. Siç thuhet në aktakuzë, A.B, instruktore në autoshkollën “A.B A.F”, ka marrë 200 euro nga një kandidate që t’i mundësohet kalimi i testit praktik…

Lajme

22/10/2025 10:58

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me inicialet A.B, E.Q, F.S, S.M dhe V.V pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Siç thuhet në aktakuzë, A.B, instruktore në autoshkollën “A.B A.F”, ka marrë 200 euro nga një kandidate që t’i mundësohet kalimi i testit praktik të vozitjes dhe ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”., shkruan lajmi.net

Të pandehurit F.S, E.Q, S.M dhe V.V që nga data 4 prill e këtij viti, në cilësinë e anëtarë të Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për licencim dhe ndryshim të kushteve hapësinore të auto-shkollave, duke tejkaluar kompetencat dhe detyrimet e tyre duke përfituar dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme.

“Me këto veprime, të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërkaq, ndaj të pandehurit E.L., prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për pushimin e pjesshëm të hetimeve, lidhur me veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me arsyetimin se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm që i pandehuri ta ketë kryer këtë vepër penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të korrupsionit, si dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të llogaridhënies institucionale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /Lajmi.net/