20 vjeçarit i duhen edhe 4 mijë euro për ta operuar syrin

16:20 | 29 Prill 2021

20 vjeçari nga fshati Sllovi e komunës së Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj.

Gentrit Gashi duhet t’i nënshtrohet operacionit në sy, për herë të dytë me radhë, në Turqi, dhe thotë se i nevojiten vetëm edhe 4 mijë euro.

Sipas babait të Gentritit, Ismetit, MSH ka pranuar t’ia mbulojë shpenzimet e këtij rasti dhe pas tre javësh duhet të udhëtojnë për Turqi, mirëpo i duhen edhe paratë e shpenzimeve të qëndrimit atje.

Ai për klankosova.tv u shpreh se janë të papunë dhe se i janë mirënjohës gjithë atyre që sadopak mund të ofrojnë dorën e ndihmës me aq sa kanë mundësi.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni me babanë e Gentritit, Ismetin, në këtë numër telefoni 044 530 975.