20 dështime – as sot s’ka zgjidhje për Kuvendin, Vetëvendosjes nuk i votohet propozimi për votim të fshehtë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot në Parlament në përpjekjen e 20-të me radhë për të konstituar kuvendin. Përpos betimit të deputetëve nga kjo legjislaturë nuk është arritur të bëhet asnjë zgjidhje tjetër sa i përket konstituimit të kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik e institucional. Në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot në Parlament në përpjekjen e 20-të me radhë për të konstituar kuvendin.
Përpos betimit të deputetëve nga kjo legjislaturë nuk është arritur të bëhet asnjë zgjidhje tjetër sa i përket konstituimit të kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik e institucional.
Në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se të pranishëm janë 111 deputetë.
Pas kësaj, ai ftoi partitë politike PDK, LDK, AAK-Nisma që të propozojnë anëtarët për komisionin për votim të fshehtë.
Pas kësaj, partitë politike refuzuan të bëjnë këto propozime si edhe në seancat e kaluara.
Me këtë rast Dehari njoftoi se ky propozim mori 53 për, s’ka kundër dhe as abstenim.
Seanca përfundoi dhe deputetët pritet të mblidhen pas 48 orëve në ora 11:00./Lajmi.net/