2 trajtime 100% natyrale për të hidratuar lëkurën pas dushit

Nëse lëkura juaj vazhdon të mbetet e thatë edhe pasi aplikoni kremin hidratues të trupit, duhet të përdorni 2 trajtimet e mëposhtme!

Lifestyle

15/07/2021 11:57

Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni gjatë dushit është përdorimi i ujit të nxehtë, një gabim i trashëguar nga e shkuara pasi shpeshherë mamatë mendonin se larja me ujë sa më të nxehtë është e vetmja mënyrë për të qenë sa më të pastër.

Por, përdorimi i ujit të nxehtë është një ndër armiqtë kryesorë të lëkurës pasi bëhet shkak për shfaqjen e ekzemës, irritimeve të ndryshme dhe tharjen e saj.

Nëse lëkura juaj vazhdon të mbetet e thatë edhe pasi aplikoni kremin hidratues të trupit, duhet të përdorni 2 trajtimet e mëposhtme:

1.Vaj bajamesh: Pasi të dilni nga dushi, mos e fshini fytyrën me peshqir, por lëreni të lagur. Hidhni pak vaj bajamesh në duar dhe masazhojeni me lëvizje të lehta rrethore për disa minuta. Më pas fshijeni me një peshqir të lagur. Fytyra juaj do të jetë më e hidratuar se kurrë më parë.

2.Kos dhe pure patatesh: Kombinimi i këtyre dy ingredientëve natyralë është një ndër zgjidhjet më të mira për hidratimin e lëkurës pasi ai përmban acid laktik. Ky i fundit hidraton lëkurën, eleminom qelizat e vdekura dhe shërben si eksfoliant për fytyrën. Zieni 1 patate me gjithë lëkurë, hiqni cipën dhe kalojeni në blender. Bashkojeni me 3 lugë gjelle kos dhe përziejeni derisa masa të ëbhet homogjene. Aplikojeni mbi fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Rezultati do t’ju lërë mëse të kënaqura. /Lajmi.net/