2 receta pijesh freskuese për këto ditë të nxehta vere

Uji është faktori kryesorë dhe shumë i rëndësishëm gjatë nxehtësisë së sezonit të verës.

Lifestyle

27/06/2020 09:00

Gjatë verës pirja e sa më shumë uji, i bën mirë jo vetëm shëndetit, por edhe bukurisë sonë: parandalon mbajtjen e lëngjeve dhe na lejon të kemi një lëkurë të shndritshme, të hidratuar dhe të ndihemi të lehtë.

Duhet evituar konsumi i tepërt i pijeve me sheqer, gaz ose alkool dhe të zëvendësohen me pije freskuese të përgatitura me përbërës natyralë, akoma më mirë nëse i keni përgatitur në shtëpi.

2 receta pijesh freskuese të përgatitura në shtëpi:

1. Pije freskuese me xhinxher

Përbërësit:

750 ml ujë

1 limon

6 cm xhinxher i freskët

Zjeni ujin dhe hidheni në një kanë së bashku me limonin dhe xhinxherin e prerë në feta të rrumbullakëta, transmeton Living.al. Lëreni të paktën 20 minuta në infuzion dhe shërbejeni në temperaturën e vet ose të ftohtë.

2. Recetë pijesh freskuese me qitro dhe mente

Përbërësit:

3 litra ujë

3 qitro

500 gr sheqer

Një tufë mente

Zjeni ujin së bashku me lëkurat e qitrove dhe pas 10 minutash shtoni edhe tulin e prerë në copa bashkë me sheqerin dhe lërini në zjarr për gati dy orë. Kullojeni, shtoni menten dhe lëreni të ftohet. Ruajeni në frigorifer.