2.5 milionë euro do inkasohen në Jarinjë dhe Bërnjak

Doganat e Kosovës presin që këtë vit të inkasojnë 2.5 milionë euro nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Deri më tani, në këto pika janë mbledhur 140 mijë euro detyrime doganore.

Lajme

12/01/2014 13:30

Doganat e Kosovës presin që të inkasojnë 2.5 milionë euro nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Shkëmbimi elektronik me pikat doganore të Serbisë ka filluar që të bëhet në kohë reale, njëjtë sikurse ndodh edhe me vendet tjera.

Kështu ka thënë Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, i cili tha se në vitin 2013, nga ky institucion janë inkasuar 387 milionë euro, që i bie të jetë 1% më pak se vitin 2012.

Rafuna tregon se në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka filluar të aplikohet inkasomi i detyrimeve doganore që nga 14 dhjetori dhe deri më tani nga këto dy pika, janë inkasuar 140 mijë euro.

Dogana e Kosovës ka pasur rënie të importit me 5% dhe ulje të vlerës së mallrave të importuara me 1%.Ndërkaq, nga akciza e lojërave të fatit deri ëm tani janë inkasuar 13 milionë e 788 mijë euro.

Rafuna tha se ky vit ishte një vit i suksesshëm pasi që Dogana e Kosovës edhe përkundër faktit që sasia e importuar gjatë vitit 2013 është për 5% më e ulët se sasia e importuar  gjatë 2012 niveli i të hyrave ishte stabil.

“Dogana në total grumbulloj 837.4 milion euro. Inkurajues është fakti se ka një rritje në inkasimin e akcizës në lojëra të fatit ku gjatë vitit 2013 kemi rritje të inkasimit për 18.25%”.

 Si zhvillim tjetër Rafuna theksojë faktin se gjatë viti 2013 kemi rritje të produkteve Kosovare të cilat janë eksportuar kryesisht në vendet e CEFTA por edhe më gjerë si në Itali, Turqi, Gjermani etj.

“Eksporti në total ka arritur në 336,8 milion euro nga 319,6 milion euro të vitit 2012”.

“Në kuadër të luftimit të krimit ekonomik/financiar, Dogana ka shqiptuar 862 kundërvajtje doganore në vlerë prej 1.2 mil €, ka ngritur 151 kallëzime penale në Prokurori dhe ka nxjerr 183 aktvendime në vlerë prej 2,4 mil €”.

“Gjithashtu gjatë këtij viti janë konfiskuar 1200  copë aparate për lojëra të fatit. Po ashtu ka pasur rritje në zbulimin e rasteve me mallrat të ndaluara ku gjatë kësaj periudhe janë kapur mbi 35 kilogram narkotikë, 32 raste me armë dhe mbi 8000 fishek të kalibrave të ndryshëm”.

Një prej zhvillimeve kryesore ishe edhe fakti që me 14 dhjetor 2013 fillojë mbledhja e taksave doganore në dy pikë kalimet kufitare veriore, si dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore me Serbinë.

Drejtori i përgjithshëm në fund sqaroi se Doganën e Kosovës gjatë vitit 2014 e presin sfidat të ndryshme, ndër më të rëndësishme theksojë veriun e Kosovës, arritjen e projeksioneve buxhetore, reformën brenda Doganës, luftimin e informalitetit dhe korrupsionit.